Krena

Projekti Krena është i vendosur në një nga pikat strategjike të qytetit, në rrugën kryesore dhe vetëm pak hapa larg çdo shërbimi thelbësor. Zona përreth është e kompletuar me shkola, kopshte, markete, institucione publike dhe çdo funksion tjetër që e bën jetën praktike dhe të organizuar. Qasshmëria është shumë e lehtë nga të gjitha anët, me hyrje të shpejtë në transport dhe lidhje direkte me rrjetin urban. Afërsia me lumin Krena i jep projektit një vlerë të veçantë estetike dhe një identitet që nuk e gjen lehtë në zhvilimet e tjera në qendër.

Arkitektura është moderne, e pastër dhe e menduar deri në detaje, me fokus në funksionalitet, dritë natyrale dhe organizim efikas të hapësirave. Ndërtimi është i kualitetit të lartë, me standarde dhe materiale që garantojnë qëndrueshmëri dhe komoditet afatgjatë.

Kontakti

Zyret